TIRANË, 12 qershor/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama publikoi sot pagesat e kryera ndaj disa bizneseve të cilat në takimet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklarojnë se nuk kanë përfituar asgjë.
“Të qash e të mos qeshësh dot… Faktet nuk janë opinione. Shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në mesazhin që shoqëron pamjet.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në 6 qershor vizitoi dyqanin kreperi/bar-Kafe “Marko Polo”, duke deklaruar se “nuk ka arritur të përfituar as vendimin për qiranë, ka qëndruar i mbyllur, s’ka marrë as dëmshpërblim e ndonjë gjë tjetër”.
Ndërkohë dyqani kreperi/bar-Kafe “Marko Polo” ka përfituar 3 paga për punonjësit.
Punonjësit e këtij biznesi që kanë përfituar pagat janë:
Genc Luga Credins 26.000 14/04/2020
Vullnet Stafa Tirana Bank 26.000 14/04/2020
Azbi Zeka Tirana Bank 26.000 14/04/2020
Fation Xheka Raiffesen Bank 26.000 14/04/2020
Mikel Hyko BKT 26.000 14/04/2020
Azi Zeka Tirana Bank 26.000 08/05/2020
Fation Xheka Raiffesen Bank 26.000 08/05/2020
Genc Luga Credins 26.000 08/05/2020
Mikel Hyko BKT 26.000 08/05/2020
Vullnet Stafa Tirana Bank 26.000 08/05/2020
Mikel Hyko BKT 26.000 03/06/2020
Genc Luga Credins 26.000 03/06/2020
Fation Xheka Raiffesen Bank 26.000 03/06/2020
Vullnet Stafa Tirana Bank 26.000 03/06/2020
Azbi Zeka Tirana Bank 26.000 03/06/2020
Ndërsa më 29 maj, Basha shihet teksa bisedon me një pronar biznesi bar-kafe që shprehet se nuk ka marrë asnjë lloj mbështetje. Por rezulton që biznesi bar-kafe “Black & White” ka përfituar 3 paga për 3 punonjës.
Punonjësit e këtij biznesi që kanë përfituar pagat: Albert Qokaj, Arsel Dalliu, Elis Qokaj.
Albert Qokaj Credins Bank 26.000 17/04/2020
Arsel Dalliu BKT 26.000 17/04/2020
Elis Qokaj Raiffesen Bank 26.000 17/04/2020
Albert Qokaj Credins Bank 26.000 08/05/2020
Arsel Dalliu BKT 26.000 08/05/2020
Elis Qokaj Raiffesen Bank 26.000 08/05/2020
Arsel Dalliu BKT 26.000 03/06/2020
Albert Qokaj Credins Bank 26.000 03/06/2020
Elis Qokaj Raiffesen Bank 26.000 03/06/2020
Gjithashtu më 9 qershor Basha bashkëbisedon me pronarin e një dyqani mishi, i cili rezulton se është përfitues i pagës 40 mijë lekë për 2 punonjës. Këta janë: Etleva Dove, Bardhyl Doce.
Etleva Doce BKT 40.000 28/04 2020
Bardhyl Doce ABI Bank 40.000 28/04/2020
Më 28 maj Basha bashkëbisedon me pronarin e biznesit “Merlika Group”, i cili shprehet se “paketa e parë s’ishte për ne. Paketën e dytë unë s’e kam parë fare”. Por biznesi “Merlika Group” rezulton përfitues i ndihmës prej 40 mijë lekë për 13 punonjës deri më 26 maj. Për 109 punonjës është aplikuar më 5-6 qershor 2020.
Punonjësit që kanë përfituar pagën 400 mijë lekë janë: Mimoza Mamoçi, Klisman Shullazi, Saimir Alushi, Gjylizare Karaj, Marjo Daci, Fation Berhami, Edison Gjini, Orgest Merdita, Ariana Voga, Lorenc Taga, Elisabeta Xhyla, Ilda Bala, Fitnete Bibaj
“62,448 qytetarë kanë marrë 3 paga lufte. 163,635 qytetarë kanë marrë pagesën 40 mijë lekë. Paketa e parë + Paketa e Zgjeruar = Çerek million shqiptarë. Pagesat vazhdojnë”, shprehet kryeministri Rama.
/gj.mima/j.p/