“Të qeshin të gjithë në një ditë të bukur vere” ka qënë motoja e një aksioni rinor të ndërmarrë sot në qytetin naftëtar të Kuçovës.

Qendra rinore e bashkisë Kuçovë ka mbushur të gjitha pemët përgjatë Bulevardin të qytetit me simbolet që tashmë përdoren shpesh në rrjetet sociale,të njohura ndryshe si “emoji”.Në të gjitha palmat përgjatë këtij bulevardi ku shëtisin banorët e qytetit,ata kanë ekspozuar simbolet “emoji” të preferuara nga shumë qytetarë.Ideja e të rinjve për të ekspozuar simbolet “emoji” në rrugët e qytetit ka pasur si qëllim argëtimin e banorëve, ku në çdo rrugë ku kalonin u buzëqeshte,u shkelte syrin dhe i përshendeste në mënyrë simbolike një foto e tillë “një emoji”Me anë të tyre, të rinjtë i uronin çdo kalimtari “Një ditë të mbarë e të qeshur”, pasi edhe në fund të çdo simboli “emoji” shkruhej “Të urojmë një ditë të mbarë e të qeshur. Bashkia Kuçovë”(BalkanWeb)