KALIFORNI, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Më shumë kontrolle për përdoruesit mbi privatësinë e disa produkteve, fshirje automatike e të dhënave pas 18 muajsh dhe një shfletim më i lehtë.

Këto janë përditësimet kryesore që fillojnë sot në të gjithë botën dhe që u njoftuan nga Sundar Pichai, CEO i Google.

“Ndërsa përmirësojmë privatësinë dhe sigurinë e produkteve tona, ne vazhdojmë të flasim për rëndësinë e përdorimit të të dhënave në të gjithë botën’’, deklaroi Pichai në një postim zyrtar.

”Për të ndihmuar përparimin e kësaj pune, ne kemi botuar një propozim për një kornizë rregullatore të bazuar në disa ligje dhe modele të zbatuara në pjesën tjetër të botës, siç është ligji i BE për privatësinë, në fuqi që nga maji i vitit 2018”, shtoi ai.

Ndër veçoritë e reja të paraqitura nga Google, është fshirja e të dhënave pas 18 muajsh.

ATSH