TOKIO, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Kreu i kompanisë ”Nissan” kërkoi falje në mbledhjen vjetore të aksionarëve të kompanisë pas humbjeve për herë të parë në 11 vjet për shkak të pasojave të pandemisë së re të koronavirusit.

Makoto Uchida, president dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, ka premtuar se “do ta rikthejë ‘Nissan’-in në rrugën e rritjes”.

“Është shumë e rëndësishme të forcohet prania e ‘Nissan’-it në tregun e brendshëm ku lindi prodhuesi i makinave”, theksoi Uchida, i cili mori detyrën në shkurt.

Gjatë takimit dy orësh, një aksionar kritikoi prodhuesin e automjeteve për mungesën e vizionit për të ardhmen, krahasuar me ”Toyota Motor” dhe ”Honda Motor”.

Uchida parashikoi që kërkesa e përgjithshme e automobilistëve të ulet me 15-20% për vitin aktual për shkak të efekteve të krizës koronavirus.

”Nissan”, partneri i ”Renault” dhe ”Mitsubishi Motors”, nuk pranoi të lëshojë parashikimet e fitimeve për vitin deri në mars 2021 për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga pandemia.

ATSH