UASHINGTON, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Lista e kompanive që kanë vendosur të bojkotojnë Facebook-un dhe mediat sociale është duke u shtuar.

E fundit që i bashkohet, pas kompanisë Coca-Cola, është gjiganti i rrjeteve Starbucks, i cili ka njoftuar pezullimin e reklamave në të gjitha platformat.

“Ne jemi kundër përmbajtjes së urrejtjes dhe besojmë se bota e biznesit dhe ajo e politikës duhet të bashkohen për të sjellë ndryshim real”, deklaroi kompania.

Në fillim ishin pak biznese të vogla, biznese lokale, një galaktikë reklamuesish të zhgënjyer nga një botë e medieve sociale tepër të ndrojtur për të denoncuar dhe luftuar urrejtjen dhe racizmin në platformat e tyre.

Pas ”cunamit” të protestave pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, ngritja e vërtetë e fushatës së bojkotit” Stop Urrejtjes”, iu bashkuan emra të mëdhenj si Unilever, Verizon, Honda, Levi Strauss, North Face, Patagonia dhe deri te shumëkombëshja Coca-Cola.

ATSH