ATSH-ANSA/ – Pavarësisht epidemisë së koronavirusit dhe bllokimit, tregu global i smartwatch mbylli tremujorin e parë me dërgesat në rritje me 12%, në 14,6 milionë njësi, sipas të cilit Kina kryeson me porositë më të mëdha me 66%.
Apple mbetet në krye të tregut, megjithëse dërgesat e Apple Watch ranë me 13% në tremujorin e parë, nga 6 milionë në 5,2 milionë njësi.
Si rezultat, pjesa e tregut të Apple ra nga 46,7% në 36,3%.
Nga janari deri në mars Apple megjithatë ka regjistruar 4 milionë përdorues të rinj dhe, sipas ekspertëve, ndërmjet prillit dhe qershorit, kompania kaliforniane do të shesë 100 milionë Apple Watch.
Në vendin e dytë Huawei, pastaj Samsung./ /os/