ATSH-ANSA/ – Gjiganti Samsung sfidon kompaninë ‘’Apple Card’’ dhe zbulon një sistem të menaxhimit të pagesave nëpërmjet smartfonëve të quajtur ‘’Samsung Money’’.
Samsung Pay përdor një kartë debiti nga kompania ‘’Mastercard’’, të quajtur “Samsung Money by SoFi”.
Karta do të jetë në dispozicion të pronarëve të smartfonëve të Galaxy në SHBA gjatë verës.
Për dallim nga Apple Card, Samsung Money nuk është një kartë krediti, por një kartë debiti.
“Llogaria është e sigurt, pa pagesë dhe i shpërblen përdoruesit për kursime, duke fituar interes më të madh se mesatarja kombëtare e llogarive transaksionale”, thuhet në një shënim të kompanisë./ /os/