ATSH-DPA/ – Izraeli ka sulmuar një aeroport ushtarak në veriperëndim të Sirisë, duke shkaktuar reagim të ashpër nga autoritetet siriane dhe shqetësim nga Shtetet e Bashkuaran të Amerikës.

Ministria e Jashtme siriane tha  se sulmi u krye dje në orët e para të mëngjesit dhe e dënoi atë si shkelje të sovranitetit të vendit dhe një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës.

Sipas autoriteteve siriane, nuk pati viktima apo dëme materiale të raportuara.

Izraeli nuk pranoi të komentonte sulmin kur u pyet për të. Megjithatë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, konfirmoi se sulmi ishte kryer nga Izraeli dhe tha se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar nga veprimi.

Sipas “Fox News”, një zyrtar i lartë izraelit, i cili nuk u identifikua, tha se Izraeli i kishte përcjellë paraprakisht SHBA-së “informacione shumë sensitive” në lidhje me sulmin.

Zyrtari shtoi se nuk mund të jepte detaje të tjera për shkak të natyrës së klasifikuar të informacionit.

Ministria e Jashtme siriane deklaroi se Izraeli ka kryer sulme të përsëritura në territorin sirian që nga rrëzimi i sundimtarit të gjatë Bashar al-Assad më 8 dhjetor 2024.

Damasku tha se, në të njëjtën periudhë, qeveria siriane ka treguar përmbajtje, është përpjekur të forcojë stabilitetin dhe ka punuar për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. /Ad.Ab./ a.jor.