Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

 

 

Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshrit në Verilindje të Shqipërisë.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30 °C në urën vajgurore në qarkun e Beratit.

 

 

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 

Top Channel