Temperaturat nën zero në gjithë Qarkun Elbasan jane shoqëruar me fenomene dëbore në lartësi e prezence ngricash në pjesën tjetër. Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Stërbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë.

Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20 centimetra e mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezence akulli në rrugë e në pikat problematike është hedhur kripë. Ne furnizimin me energji elektrike ka probleme vetëm në fidrin 6 në Njësinë Administrative Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHEE për riparimin e defektit.

Në terren, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike të Bashkise se Elbasnait po vijojnë punën pa pushim deri në normalizimin e situtës dhe vënies në funksion të automjeteve të të gjitha rrugëve urbane dhe rurale. Aktualisht të gjitha akset në Bashkinë e Elbasanit janë të aksesueshëm, por një kujdes i veçantë duhet treguar në Njësinë Administrative Labinot-Mal, ku në fshatrat Benë, Qafe Renas dhe Qafë Shmil lëvizja është e domosdoshme të kryhet me zinxhirë.

EdliraXHERRI