Një tërmet I fuqishëm ka goditur Afganistanin lindor mëngjesin e sotëm, duke vrarë të paktën 255 persona.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë dhe me thellësi rreth 51 km.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve të tërmetit me që goditi provincën Paktika. Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe gjetkë në provincën lindore të Punjabit.

Agjencia evropiane sizmologjike, EMSC, tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë mbi 500 kilometra nga më shumë se 119 milionë njerëz në të gjithë Afganistanin, në Pakistan dhe Indi.

Top Channel