Aktiviteti, i konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të notit në Shqipëri, bëri bashkë mbi 500 notarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia dhe Italia, të cilët garuan përgjatë dy ditëve në disiplina të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet, ndërsa u shpreh se Teuta Cup 2026 në Durrës solli emocione të bukura, ku notarë nga 6 shtete u bënë bashkë në një festë të vërtetë sportive.
Garat u karakterizuan nga një nivel i lartë konkurrimi dhe performanca cilësore, duke konfirmuar rëndësinë e “Teuta Cup” si një platformë e rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e talentit të ri në not.
Në përfundim të aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, ndërsa organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e gjerë dhe frymën sportive që shoqëroi garat gjatë gjithë fundjavës.
Me këtë edicion, Durrësi u shndërrua në një qendër të rëndësishme të notit rajonal, duke forcuar më tej traditën e organizimit të aktiviteteve sportive ndërkombëtare në vend.
/e.i/j.p/



























