Në këtë sezon të Superligës është e vështirë të parashikosh, aq më tepër të projektosh një fitues. Katër javë përpara përfundimit të sezonit gara për titull mbetet më e hapur se kurrë, katër ekipe mbeten ende në valle duke u ngjeshur gjithnjë e më shumë në tabelën e klasifikimit. Nuk mungojnë ndryshimet javë pas javë, këtë herë është radha e Teutës të rrëmbejë kreun pas fitores së pastër 4-0 kundër Bylis por mbi të gjitha pas dhuratës së marrë nga Skënderbeu. Ekipi i Edi Martinit zgjidhi pa shumë probleme një sfidë të ndërlikuar shumë në letër.

Kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 15-të me Aleksin ndërsa në pjesën e dytë një autogol i Bylis në minutën e 57-të i dhurojë avantazhin e dyfishtë. Dejvi Bregu shpërdoroi një 11-metërsh ndërsa në minutat e mbetura durrsakët shënuan edhe dy herë të tjera me Lorenc Vilën dhe Dejvi Bregun duke kompletuar “pokerin” e golave.