ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se rritja e numrit të të vdekurve në ditët  e fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

Thaçi u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo pandemi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, tha ai./KosovaPress/