Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin dhe referimin e policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzen e vrasjes nga pakujdesia.
Nga burime të sigurta gazetarja Anila Hoxha mëson se prokurorja Eranda Laze dorëzoi në gjykatë ish shefin e polcisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu ndërsa kërkoi masën e arrestit me burg.
Në këtë menyrë prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke ju referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.
“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”,- thonë burimet e Anila Hoxhes.
Përpara se Jonada të dëmtohej dhe të ndodhte ngjarja shtohet më tej, qytetarët që janë dëshmitare në fashikull i kërkuan llogari policit dhe ai duke manovruar me shpejtësi u përpoq të largohej thonë më rej burimet shumë të sigurta.
Top Channel