TIRANË, 20 qershor/ATSH/Parku ‘Rinia’ pas transformimit të tij në një hapësirë clodhëse, është kthyer në një destinacion fundjave për ushtrimin e sportit të jogës nga të moshuarit, në distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metër në kuadër edhe të respektimit të rregullave anticovid.

Bashkia e Tiranës ka publikuar një sërë fotosh mëngjesin e sotëm ndërsa cilëson se të moshuarit kanë gjetur mënyrën për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.  “Çfarë kënaqësie kur shikon të moshuarit teksa bëjnë joga te parku “Rinia”. Ata po që dinë ta shfrytëzojnë siç duhet natyrën dhe kujdesen për shëndetin”

Gjatë seancave eksperimentale të jogës, pjesëmarrësve u kërkohet të ngrihen ulen dhe të qëndrojnë të shtrirë, ndërkohë që frymëmarrja e tyre nuk duhet ta ndryshojë aspak ritmin.
Ushtrimet përfshijnë kontraktimin e njëjtë të muskujve të ndryshëm të trupit, në pjesë të tendosura dhe të relaksuara pa lëvizur asnjë gjymtyrë. Ndërkohë që ushtrimet intensive dhe të vazhdueshme i bëjnë shumë mirë zemrës dhe shëndetit, por nuk janë aq efektive sa joga për qetësimin e mendjes.

Joga është larg nga të qenurit një grup ushtrimesh të thjeshta, është më tepër një ndihmë për të krijuar një mënyrë të re jetësore që përfshin realitetin e brendshëm dhe të jashtëm. Joga dhe meditimi, është pikërisht mundësia për të pare botën të bukur, të paqtë, me plot ngjyra.

ATSH