TIRANË, 27 qershor /ATSH – I. Vata/- Bashkia Tropojë në një ceremoni të veçantë ka çelur sezonin turistik për turizmin malor në Valbonë.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në luginën e Valbonës, merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror si dhe përfaqësues nga Kosova. Atmosfera festive mbushej gjithë ngjyra nga kostumet popullore të zonës që janë ndër më të rralla të Ballkan. Lugina e Valbonës ngjason me një amfiteatër natyrore ku një shesh i pafund rrethohet nga gjelbërimi kodrina të vogla dhe male deri në kupën e qiellit duke siluetuar në sfond me malin e Jesercës që ngrihet madhështorë drejtë lartësive.

E në këtë ambient festiv, kryetari i bashkisë Tropojë Rexh Byberi në fjalën e rasti tha se “ky tubim promovues i sezonit turistik veror në Luginën e Valbonës është vërtetë festiv, por pandemia globale e protokollet na kanë privuar të kemi më shumë miq e entuziazëm. Vitin qe kaloi ne numëruam rreth 140.000 turistë. Por dhe sivjet ndonëse në kushte me kujdes e protokolle strikte ne do ja dalim. Sot në vërtet jemi në kushte të veçanta, por ju premtoj se kemi vizionin dhe vullnetin për progres i cili nuk do te ndalet si dhe për investime të reja e të fuqishme në fushën e turizmit”.

Po ashtu, Byberi tha se “kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jemi në përfundim të një memorandumi bashkëpunimi rajonal me Kosovën dhe Malin e Zi, por se pari mes qeverive vendore që nga Vau i Dejës deri ne Junik, Gjakovë, Deçan e Plave Guci”.

ATSH