ATSH-ANSA/ – Nuk do të dëshironim kurrë të kishim një luftës midis Rusisë dhe Ukrainës… nuk është një ogur i mirë për rajonin, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një mitingu në qytetin Trebizon.
”Si aleatë të NATO-s, ne nuk duam diçka të tillë, nuk e pranojmë dhe shpresojmë që kjo situatë mund të zgjidhet në mënyrë paqësore”, theksoi Erdogan.
Erdogan ka shprehur dëshirën e tij për ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës për të shmangur konfliktin dhe për të rikonfirmuar angazhimin e Turqisë ndaj NATO-s.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme, për të organizuar një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, lideri turk njoftoi se nesër do të udhëtojë në Kiev për një vizitë zyrtare.
”Erdogan do të takohet edhe me Putinin në Turqi, por data e vizitës do të përcaktohet vetëm pas kthimit të presidenti rus nga Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë, përurimi i të cilave do të jetë më 4 shkurt’’, deklaroi Kremlini zyrtar./ /os/



























