Katër persona, mes të cilëve dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e policisë angleze pasi ndihmonin të shtetas të hynin në mënyrë ilegale në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Vëllezërit shqiptarë Arben Cakici, 48 vjeç dhe Astrit Cakici, 37 vjeç, të cilët kishin jetuar ilegalisht në Londrën lindore, u akuzuan për lehtësimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e një arme zjarri.

Ndërkohë, mbi Arben Cakici rëndon akuza dhe e mbajtjes së një thike. Transporti i emigrantëve bëhej me kamionë, të cilët drejtoheshin nga 2 shtetas rumun, Ionut Colibei, 34 vjeç dhe Valerica Prutearu, 41 vjeç edhe këtë të ndaluar nga policia angleze.

Ndalimi i tyre u bë në momentin kur dy drejtuesit e kamionë po zbrisnin 4 shqiptarë në zonën e quajtur Cobham afër Gravesend. Katër personat të cilët kishin udhëtuar nga Shqipëria për tu hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale i përkasin moshës midis 20 dhe 35-vjeç dhe tani po mbahen nga autoritetet e emigracionit. Newsbomb