TIRANË, 22 qershor /ATSH – I. Vata/-“ Ujë cep e me cep të Myzeqesë, në 6 vite e ribërë thuajse totalisht dega ujitëse e Krutjes dhe e Divjakës”, tha sot zëvendëskryeministri Erion Braçe ndërsa vuri në dukje se tashmë fermerët nuk vuajnë më për vaditjen e tokave.

Sipas tij, vazhdon puna për dega ujitëse e Cukasit, Lushnjës dhe Libofshës.

“Në punë e sipër, dega ujitëse e Cukasit, dega ujitëse e Lushnjës, dega ujitëse e Libofshës, diga dhe rezervuari i Thanës. Pra, në vetëm 6 vite punë, çojmë tani ujë: Nga Thana në Fier Shegan, Allkaj (në punë e sipër), Krutje, Bubullime (në punë e sipër); Nga Thana në Krutje, Lumth, Gore. Nga Thana në Sopëz, Kemishtaj, Mërtish, Ferras, Grabian, Tre Ura, Bishtcukas, Gradishte, Babunje, Gur, Mucias, Remas, Karavasta, Kryekuq, Kamenice, Zharnec; Nga Shkumbini në rezervuarët mbi Divjake, Shenepremte, Divjake, Mize, Xeng”, theksoi ai.

Sipas Braçes “veprat kanë mundësuar që uji të lëvizë me shpejt dhe të arrijë në mijëra hektarë tokë”.

“Dy lutje kam; E para, mos hidhni mbetjet në kanalet e porsabëra. Janë infrastruktura juaj dhe do e përdorni ju, natyrisht dhe mirëmbani. E dyta, mos ndërhyni në rrjet, mos bllokoni me gjithfarë materialesh rrjedhën e ujit për parcelën tuaj duke i bërë dëm tjetrit, komshiut”, tha ai.

ATSH