ATSH-DPA/- Papa Françesku mbërriti sot në Maltë në udhëtimin e tij të 36-të jashtë vendit. Fokusi kryesor i vizitës së tij është migracioni dhe refugjatët.
Vizita në vendin më të vogël të BE-së, vjen në një kohë të tensionuar gjeopolitike për mijëra migrantë që kalojnë Mesdheun dhe miliona refugjatë të luftës në Ukrainë.
Gjatë vizitës së tij dyditore, Papa Françesku ka planifikuar të takojë migrantët në një institucion bamirësie ku strehohen rreth 50 persona.
Organizata gjermane “Sea-Eye 4” shpreson që Papa do ta ndihmojë atë të gjejë një vend të sigurt në Maltë për strehimin e 106 migrantët të shpëtuar me varkë.
“Sea-Eye 4” aktualisht është ankoruar në Maltë.
“Do të ishte mirë nëse vizita e Papës do të bënte një ndryshim. Shpresa vdes e fundit”, tha një zëdhënës i “Sea-Eye”.
Papa Françesku kishte planifikuar të udhëtonte në Maltë në maj 2020. Megjithatë, në atë kohë, shpërthimi i pandemisë së koronavirusit prishi planet e Papës argjentinas.
Një meshë me mijëra besimtarë është planifikuar gjithashtu pranë kryeqytetit Valeta. //a.i/



























