Mutacionet e reja të COVID-19 kanë vënë në dyshime komoanitë prodhuese të vaksinave për sa i përket efikasitetit të tyre.
Kompania britanike AstraZeneca ka konfirmuar pas disa studimeve se vaksina që ajo prodhon jep mbrojtje të limituar ndaj mutacioneve të virusit, por mund të luftojë me efikasitet vetëm COVID-19.
Ndërkohë, ministri britanik i Shëndetësisë ka deklaruar se së bashku me vaksinën kundër COVID, duhet të bëhen edhe vaksinat kundër gripit të zakonshëm.
“Arkitektja” e vaksinës së AstraZeneca, profesoresha Sarah Gilbert, deklaroi se kompania ka filluar punën për zhvillimin e një vaksine të re që mund të luftojë edhe variantet e reja të COVID-19.
Deri më tani në Britani janë shfaur më shumë se 100 raste me variantin e Afrikës së Jugut, ndërsa britanikëve u duhet të përballen edhe me variantin e ri që u zbulua në vendin e tyre.