Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e njëmbëdhjetë alpinistëve pas shpërthimit të vullkanit Marapi në Sumatrën Perëndimore, tha sot një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Indonezisë, duke shtuar se tre të tjerë u gjetën të gjallë, pa sqaruar gjendjen e tyre.

 

 

Sipas të njëjtit burim, 12 alpinistë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa mediat lokale raportojnë se të zhdukurit janë më shumë.

 

Sipas mediave lokale, 28 alpinistë janë shpëtuar nga rreth 70 që ndodheshin në malin Marapi në momentin e shpërthimit.

Tch