Nga: EDLIRA XHERRI  …    “Sytë e saj” është libri i 18 i shkrimtarit Rakim Zhguni në Elbasan. Në këtë libër me tregime e novela Z. Zhguni si autor i shume veprave letrare, ka arritur ta sjellë në një nivel të larte artistik. Me publikimin e këtij botimi, shkrimtari tregon pjekurinë e tij artistike edhe në prozë, duke shprehur kështu më së miri jetën, realitetin e shkuar e të sotëm e kështu bëhet zëdhënës i problemeve që shqetësojnë shoqërinë.

 

I intervistuar nga Televizionin Skampa autori tregon përse e ka titulluar “Sytë e saj” dhe cilat janë mesazhet që përcjell ai në këtë vepër.

 

Novela “Sytë e saj”, është një pasqyrë e se shkuares, por trajtohen nen syrin e se sotmes dhe se ardhmes.

Ne keto tregime sheh nje shtegtim mahnites ne dhuntite e mendjes, duke pasur parasysh faktin se lexuesi shtegton duke u mahnitur me magjine e pershkrimeve artistike dhe figurave te larmishme letrare.

 

Shkrimtari beson ne te bukuren e natyres dhe te shpirtit qe mund te beje arti i fjales. Zhguni, duke qene një ish normalist eshte mjeshter i tregimit konkret dhe historik, ato mbartin ngjyrime te jetes se perjetuar nga vete autori apo ngjarje historike te vendelindjes se tij. Ato kane ndikim te drejteperdrejte dhe te fuqishem tek lexuesi.

 

Shkrimtari Rakip Zhguni premton se shumë shpejt lexuesi elbasanas dhe jo vetëm do te këtë në dorë veprën e tij të rradhes.