Atmosfera e ngrohtë e festave të fundvitit ka filluar të ndjehet edhe në Cerrik. Bashkia ka zbukuruar qytetin me drita të shumta që do të ndriçojnë rrugët gjatë festave, ndërsa sot janë ndezur edhe dritat e Pemës së madhe në qender te qytetit.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave ka qenë i pranishëm kryebashkiaku Andis Salla, i cili ka përcillë urime për të gjithë.

Kryebashkiaku Salla deklaroi se bashkë me Cerrikun që ndezi dritat e festës përmes pemës së Krishtlindjes, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj, sidomos pas dy viteve të vështira të kaluara me tërmetin dhe pandeminë.

Edlira Xherri