Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb gjatë një tubimi politik që kishte organizuar Partia Lëvizja Qyetare në Meksikës.

 

 

Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një erë e fuqishme shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t.

 

Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por anëtarët e ekipit të tij u plagosën. Ai u shpreh se pas mjekimit në spital po rikthehej sërish në vendin e incidentit.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel