Në këto ditë të acarta dimri, që nuk kanë kursyer as Elbasanin, kryefjala e ditës për të gjitha familjet shqiptare është ngrohja. Por me se ngrohen familjet në Elbasan dhe sa është kostoja?!
Të intervistuar nga Televizioni Skampa, qytetarët shprehen se ka disa alternativa me gaz, energji dhe dru. A ishin të përgatitur për këtë të ftohët familjet elbasanas?
Në Elbasan, sipas përllogaritjeve pjesa me e madhe e qytetarëve ngrohen me energji elektrike dhe gaz, por nuk mungojnë as ato familje në zonat malore që përdorin drutë, duke qenë se e kanë me te lehtë sigumimin e tyre.
Vlen të theksohet se çdo alternative ngrohjeje këtë vit një familje i kushton me shtrenjtë dhe kjo si pasoje e cmimeve te larta.
Duke qëne se Elbasani është një bashki sociale për të ndihmuar në këtë situatë ka ndermarrë nismën e shpërndarjes së druve te zjarrit për 2000 familje në nevojë.
Edlira Xherri



























