MJEDISI NË SYTË E BREZIT TË RI 

 

Edukimi i brezit te ri për të mbajtur paster ambjentin e tyre, vijon cdo dite, jo vetëm nga bashkia e Elbasanit, por edhe nga nxenesit e shkollave dhe ambjentalistë.

Projekti “Shkolla e Gjelbërt”, nga Bashkia e Elbasanit koniston në ndërgjegjësimin e brezit të ri, për menaxhimin sa më të mirë të mjedisit në territorin e qytetit të Elbasanit. Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit, Ismail Dybeli, për Televizionin Skampa thekson rendesine e nismës.

Sakaq, ambjentalisti Ahmet Mehmeti, pjesë e nismës, tregon sesa i rëndësishëm është edukimi i të rinjve dhe si është situata me ndotjen aktualisht.

 

 

Nisma, nën kujdesin e veçantë të kreut të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka si synim të angazhojë të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me konkurencë në dije, të kryejnë aksione në pastrim, duke krijuar kështu rrjetëzim me të rinjtë e tjerë kontribues të mjedisit. Të rinjtë e shkollës “Qamil Guranjaku” që u bën sot pjese e pastrimit të Kalasë së Elbasanit shprehen se ndërgjegjësimi duket nga dita ne ditë, sipas tyre, Elbasani tashmë është i pastër.

 

 

 

Ky projekt ka përfshirë angazhimin e të rinjve të 18 shkollave 9-vjeçare si edhe 8 shkolla të mesme, me parteritet të Sektorin e Integrimit Europian Projekteve Strategjike dhe Ndihmës së Huaj, Alko-Impex, Zyrën Vendore të Arsimit, Organizata të Shoqërisë Civile si edhe Drejtoria e Mjedisit në Elbasan.

Edlira XHERRI