SHKAK, INTERESI I ARTËDASHËSVE ELBASANAS
Interesi i publikut për premierën e Qendrës së Artit Elbasan “Cifti i Çuditshem” ka bërë që aktorët të japin shfaqje edhe në Nëntor, ndryshe nga parashikimet dhe datat që u njoftua fillimisht.
Komedia që sjell një manual për të gjitha marrëdhëniet në çift nëpërmjet batutave dhe humorit, është pritur mirë dhe kerkesat për t’u dhënë sërisht kanë bërë që të vijë sishisht e datat 3 – 4 – 5 nëntor.
Për regjisorin e kësaj premiere, Aldi Hysotoçi, shfaqja e fitoi përballjen me publikun elbasanas që mbushi plot sallën e teatrit.
Drejtori Artistik i kësaj premjere, Klinsi Lala, theksoi se puna dhe përkushtimi i aktorëve bënë edhe njeher tjetër që shfaqja të rikthehet për shkak të kërkesave të shumta.
Duhet theksuar se Bashkia e Elbasanit ka treguar një kujdes të vecantë për aktivitetet kulturore dhe se Qendra e Artit Ebasan do të sjellë të tjera aktivitete ne nivel të lartë artistik.