E konsideruar si epidemia e heshtur, diabeti vazhdon të shtojë numrin e të prekurve në radhët e tij. Numri i të sëmureve me diabet po rritet në popullatën shqiptare, si rrjedhojë e stilit të jetesës, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Dr. Shefqet Deliallisi, mjek endokrinolog i intervistuar nga Televizioni Skampa tregon se vetëm këtë vit në qytetin e Elbasanit janë zbuluar më shumë se 500 raste te reja.
Deliallisi tregon se janë disa faktorë rrisku që po çojne në rritjen e rasteve me diabet.
Por kur rekomandohet të bëhet një kontroll dhe cilat shenjat që mund ta shqetësojne pacientin për të kërkuar ndihme tek mjeku? Delialliasi jep me teper detaje, duke bëre edhe nje thirrje per ndergjegjësim.
Diabeti tashmë konsiderohet si një faktor rreziku për sëmundje të tjera kronike dhe për këtë arsye, është i nevojshëm kontrolli dhe parandalimi i tij.
Edlira XHERRI