Nga Edlira XHERRI … Teksa të gjithë ankohen për gjeneratën e këtij brezi te ri, fëmijet dhe të rinjtë e Zërit 16+ padyshim që vërtetojnë të kundërtën.
Duke u konsideruar si gjenerata e shpreses, nepërmjet një pjesë teatrore arritën të përcillnin mesazhe që ndoshta të rriturit nder vite nuk kanë arritur asgjë. Mbrëmjen e djeshme, titulluar “Mulliri i Erës”, shkruar dhe intepretuar nga vetë fëmijët, në Teatrin “Skampa “Elbasan, u dhanë mesazhe për ndryshimet klimatike. Fëmijët u ndihmuan nga regjisori Redjan Mulla, ndërsa duhet thene se mbështetje te veçantë kanë pasur nga Xhafjor Cankja, specialist i “Save the Children”.
Duke i konsderuar shpresë për një të ardhme më të mire, Save the Children mbështet këta fëmije prej 20 vitesh. Shfaqa u ndoq me vëmendje jo vetëm nga miq të fëmijeve, por edhe nga përfaqësues të institucioneve Elbasan.
Mesazhet e përcjella nga fëmijet u vlerësuan nga të gjithë, ndërsa drejtoresha e Save the Children në Shqipëri Anila Meço, për Televizionin Skampa thekson rëndësinë e mbështetjes se këtij brezi.
Por si lindi ideja për këtë shfaqe teatrore dhe përse zgjodhen ketë temë, arsyen e tregojnë më së miri Enola dhe Rei.
Emocione, por edhe të kënaqur për intepretimin dhe mesazhet e përcjella, u shprehen edhe regjizori Redjan Mulla dhe drejtoresha e shkollës “Qamil Guranjaku” Anila Çota.
Kriza klimatike është një krizë e të drejtave të fëmijëve. Çdo fëmijë në planet është i prekur prej saj edhe pse asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për rritjen e temperaturave globale.
Krahasuar me të rriturit, fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kimikateve toksike, ndryshimeve të temperaturës dhe sëmundjeve, ndaj ata do të vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike. Për këtë arsye ka ardhur edhe mesazhi i fortë nga fëmijet ne Elbasan dhe jo vetëm.