Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Elbasanin, la pas edhe dy të plagosur.  Bëhet fjalë për një avokat, i cili nuk ka lidhje me çiftin, por zona ku ka ndodhur ngjarja ka pasur përreth zyra avokatie. Po ashtu plagë në dorë ka marrë edhe një punonjës policie.

Ngjarja

Koço Buzo, 70-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 67-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

 

 

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.