“Profesionisti”, komedia e trishtë e dramaturgut serb Dushan Kovaçeviç, do te vihet ne skënën e teatrit “Skampa” në Elbasan.

Shfaqja premierë me regji të Leka Bungos dhe me interpretimin e mjeshtrit të teatrit dhe kinematografisë, Viktor Zhusti, ka arritur suksesin e pritur dhe rrëmbyer duartrokitjet e spektatorëve.
Ne një interviste për Televizionin Skampa, Zhusti tregon se shfaqja me vetëm 4 aktorë, e cila mban mbërthyer për rreth 60 minuta spektatorët për shkak te mesazheve që përcielll.

Regjisori Leka Bungo, ka zgjedhur të vërë në skenë një vepër që trajton një nga temat më të nxehta të aktualitetit tonë, hapjen e dosjeve. Veç emrave të rëndësishëm të artit kombëtar, kjo premierë është vlerësuar edhe nga presidenti i Republikës Bajram Begaj. Komedia e trishtë do të luhet për publikun elbasanas këtë fundjavë.

Edlira XHERRI