Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pa nga afër punën që po bëhet për hapjen e kanaleve kulluese në zonën e Bradasheshit.Balla tha se angazhimi i Bashkisë së Elbasanit është maksimal, por kërkoi edhe bashkëpunimin e fermerëve. Ai tha se Agjencia e Shërbimeve Publike pranë bashkisë Elbasan është çdo ditë në terren për të marrë masat që asnjë centimetër tokë bujqësore të mos përmbytet.
Sipas tij, falë kësaj pune, në këtë kohë reshjesh dëmet në bashkinë e Elbasanit kanë qenë minimale. Bashkia e Elbasanit ka marrë masa për pastrimin e kanaleve parësore dhe dytësore, ndërsa kanalet e treta janë nën kujdesin e fermerëve. E rëndësishme, tha Balla, është që asnjë centimetër tokë bujësore të mos përmbytet dhe të kemi një sezon të mbarë bujqësor.
Edlira Xherri