Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy persona të dyshuar për grabitjen e një biznesi në orët e para të datës 12 prillit në kryeqytet.
Bëhet fjalë për Ajet Sefa dhe Arjan Murati, të cilët janë dënuar me burg. Ndërsa i dyshuari tjetër Vehbi Shahu është lënë i lirë, pa asnjë masë sigurie.
Mësohet se 2 personat e dënuar më burg kanë vjedhur një biznes në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë biznes ata kanë marrë një lëkurë tapicerie.
Dyshohet se ata kanë hyrë në biznes nga tubi i aspirimit, ndërsa nga policia janë pikasur në Fushës Mëzez.