ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 11 qarqe.

Konkretisht ka përfunduar numërimi në qarqet Kukës; Shkodër; Dibër; Durrës; Fier; Tiranë; Berat; Lezhë; Vlorë; Gjirokastër; Korçë.

Sipas KQZ-së “vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan”