ATSH-AFP/ – Mirupafshim Silicon Valley! Yjet e teknologjisë kanë vendosur të largohen nga Kalifornia, të inkurajuar nga miratimi i “teleworking” për shkak të pandemisë, por edhe pas mosmarrëveshjeve politike me zyrtarët rajonalë, të cilët, sipas tyre, e kanë zbehur tërheqjen ndaj shtëpisë së teknologjisë.

Bllokimet legjendare të trafikut kalifornian dhe kostoja shumë e lartë e jetesës në Silicon Valley ishin objekt nervozizmi tashmë edhe para COVID-19.

Episodet e thatësirës dhe zjarreve kanë shtuar trazirat në këtë rajon të famshëm të vendosur në gjirin jugor të San Franciskos.

Midis figurave që i mbyllën derën luginës së famshme: kreu i “Tesla”: Elon Musk dhe bashkëthemeluesit e “Palantir”, Peter Thiel dhe Alex Karp.

Disa grupe gjithashtu kanë paketuar valixhet, të tilla si “Oracle” dhe “Heëlett Packard Enterprise”, që u drejtuan për në Teksas.

Tërë këto vendime vijnë ndërsa disa kompani të teknologjisë po lejojnë punonjësit e tyre të punojnë në distancë për shkak të pandemisë, duke i bërë vendet stil kampus kolegji, për të cilat njihet rajoni, si pothuajse demode, të paktën përkohësisht./ /ervo/