Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka qenë për një vizitë në qytetin e Elbasanit.

Ajo është takuar fillimisht me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën, më pas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhin.

Së fundmi ajo është duke u takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin. Ndërkohë që drekën pritet që Kim ta kalojë me deputeten Rudina Hajdari.

Kryemadhi u ka thënë gazetarëve të pranishëm se nuk është, takim, por vetëm një kafe për relaks me ambasadoren amerikane.

“Gjithë kjo pritje madhështore, (u drejtohet gazetarëve) mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hymë kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja”,- tha Kryemadhi.