Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim i ka bërë një thirrje shqiptarëve që të mos i besojnë propagandës por, sundimit të ligjit.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Kim shkruan se SHBA është e vendosur të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformën në drejtësi, e cila nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por do eci përpara hap pas hapi.

“Ata që janë kundër reformës në drejtësi duan që ju të besoni se nuk është e mundur dhe populli shqiptar duhet të heqë dorë. Mos i besoni propagandës, shikoni faktet. Reforma nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara hap pas hapi. Amerika është i vendosur të ndihmojë Shqipërinë dhe të ketë sukses. Amerika dhe Shqipëria nënshkroi një marrëveshje historike për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik. Gjykatat e pastra janë kërkesa e popullit shqiptar, kërkesa për BE dhe nevoja për më shumë investime – të cilat do të përfitojnë nga populli shqiptar dhe do të bëjnë Shqipërinë partnerin më i fortë i ShBA-së. Ne jemi me ty!- shkruan Kim.

Newsbomb