Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Devide Pecorreli.

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.

 

Bëhet me dije se në makinën e djegur janë gjetur eshtra. Eshtrat do të dërgohen në Itali për ADN për të bërë identifikimin.

Mësohet se në makinë gjithashtu janë gjetur një orë dhe një celular.

Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi. Partnerja e tij është shprehur se Pecorelli kishte zgjeruar tregun e dyqaneve të tij duke hapur aktivitete edhe në Shqipëri.

Kujtojmë që më 7 janar ai kishte mbërritur në Shqipëri, ndërsa më 8 është zhdukur pa lënë gjurmë.