Me variantin Delta, shumë kompani po vonojnë kthimin e punonjësve në zyrë dhe kanë parashikuar shqyrtimin e disa opsioneve që synojnë pikërisht përmirësimin e bashkëpunimit në distancë.

Këto përfshijnë përkthimin e drejtpërdrejtë të fjalimit gjatë takimeve, aftësinë për të shtuar shënime në një tabelë të bardhë të përbashkët, si dhe realitetin e shtuar brenda platformës Facebook Horizon Workrooms.

Platforma do të përdorë mësimin automatik dhe përpunimin e gjuhës natyrore për përkthimet, në mënyrë që secili pjesëmarrës të jetë në gjendje të lexojë tekstin në gjuhën e tij.

Lista e gjuhëve të mbështetura nuk është ende përfundimtare, por do të ketë 30 transkriptime dhe 12 mundësi përkthimi deri në fund të vitit 2022.

Opsioni i transkriptimit do të paguhet, edhe pse çmimi ende nuk është shpallur.

Zoom Whiteboard është një dërrasë e bardhë dixhitale, e cila mund të ndahet dhe përdoret nga përdorues të shumtë. Një dritare e veçantë do të tregojë sfondin mbi të cilin duhet shënuar.

Pasi të jetë në dispozicion, mund të uleni pranë të njëjtës tavolinë me kolegët dhe të ndërveproni me takimin përmes transmetimit.

Falë vizionit të mjedisit përreth Quest 2, aplikacioni do të gjurmojë tastierën e vërtetë para jush, për ta riprodhuar atë në mënyrë virtuale dhe për ta bërë atë vërtet funksionale./  /os/