Ambasada e Paqes në Tiranë, të premten datë 10 maj 2024, hapi dyert e saj për njerëzit e artit, kulturës, sportit, dhe jo vetëm. Federata e Paqes Universale dhe Këshilli i Paqes Tiranë nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur z. Defrim Methasani, organizoi veprimtarinë me temë “ARTI, KULTURA DHE SPORTI PËR PAQEN”.

 

 

Qëllimi i veprimtarisë ishte promovimi i artit, kulturës dhe sportit si edhe vlerësimi i disa figurave me kontribute të veçanta në fushat respektive me titullin “Ambasador për Paqe”.

Veprimtari gjithashtu u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes e cila është përcaktuar nga OKB më 15 maj. Në veprimatri morën pjesë mbi 130 Ambasadorë për Paqe, të ftuar të veçantë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ftuar të tjerë.

Aktivitetin e moderoi kryetari i Këshillit Rajonal të Paqes Tiranë z. Dëfrim Methasani, i cili, në mënyrën e tij unike, përfshiu të gjithë pjesëmarrësit në atmosferën e aktivitetit, i cili u shndërrua në një festë të vërtetë.

 

 

Këngëtarët e ftuar, Arben Sinoni dhe Kristina Ndoja, me performancat e tyre i dhanë aktivitetit dhe pjesëmarrësve kënaqësinë e mbrëmjeje të paharrueshme. Në emër të kryesisë së Federatës së Paqes Universale të pranishmit i përshëndeti z. Gaqo Apostoli, koordinator i këshillave shqiptare të paqes në diasporë.

Pjesa më e bukur e veprimtarisë patjetër ishte ceremonia e nderimit me titullin “Ambasador për Paqes” për 10 figura të nderuara dhe me kontribute të veçanta në fushën e veprimtarisë së tyre.

Pas një prezantimi mbi parimet e paqes dhe veprimtarinë e Federatës së Paqes Universale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes z. Gani Rroshi, titulli “Ambasador për Paqe” iu dha znj. Suela Demiri – gazetare e mirënjohur, moderatore dhe regjizore; z. Zef Shtjefni – gazetar, humanist dhe sipërmarrës i suksesshëm; z. Artan Muhaxhiri – drejtor i programeve sportive në RTK; z. Demir Rusi – poet dhe humanist; znj. Shefqete Gosalci – poete dhe aktiviste; z. Elvis Kotherja ,Sipërmarrës,Menaxher dhe Drejtor ekzekutiv i “Elita Travel Group”,z. Arben Sinoni – këngëtar; znj. Elisabeta Ypi Kruja – inxhiniere; znj. Zhuljeta Abazi Shema – drejtore e Credins Bank Lezhë; z. Idriz Gashi – arbitër futbolli dhe drejtor i shoqatës Vllaznimi.Nga Fatmir Popja