Trupi i pajetë i një 33 vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm nga Policia në Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.
Sipas Policisë, dyshohet se Klevis Kapllani ka gjetur vdekjen si pasojë e armës së zjarrit. Ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij. Nuk dihet nëse 33 vjeçari është vetëvrarë apo është qëlluar nga persona të tjera.
Mësohet se viktima ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge, dhe vetëm 2 vite më parë është kthyer në Shqipëri, pasi ka përfunduar dënimin në vendin fqinj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.newsbomb