ATSH/ -37 qytetarë amerikanë dhe rezidentë në Shqipëri janë larguar nga vendi sot në mëngjes, teksa u krye fluturimi i dhjetë kushtuar riatdhesimit në Itali, organizuar nga Albawings.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ëhstë shprehur e kënaqur që Ambasada ka mundur të ndihmojë edhe 37 qytetarë të tjerë amerikanë dhe rezidentë të shkojnë në shtëpi këtë mëngjes.

Ambasadorja ka theksuar se mes tyre përfshihet edhe një grup amerikanësh që japin mësime në Durrës.

“Ambasada e Tiranës në Shqipëri është e kënaqur që ka ndihmuar edhe 37 qytetarë të tjerë amerikanë dhe rezidentë të shkojnë në shtëpi këtë mëngjes, duke përfshirë një grup amerikanësh që japin mësime në Durrës. Faleminderit shumë me miqtë e ambasadës italiane në Shqipëri”, ka theksuar ambasadorja Kim.

Qytetarët amerikanë do të kthehen në SHBA përmes aeroportit të Romës, Fiumicino.

/gj.mima/