ATSH/ -Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dorëzuan sot ngarkesën e dytë të furnizimeve shëndetësore të përbërë nga 5 000 komplete testesh ekstraktimi Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKShPK-së ishin të pranishëm në dorëzimin që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshje të arritur midis Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe UNDP-së për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën për të luftuar COVID-19./KosovaPress//