Policia e Palermos ka arrestuar pesë persona pas një përplasjeje që kanë pasur në një anije peshkimit me të cilën po udhëtonin.
Mbi 5.3 ton kokainë u kapën në bord. Ky është kapja më e rëndësishme e kryer ndonjëherë në të gjithë Italinë. Operacioni u krye nga komanda krahinore e Guardia di Finanza të Palermos, me përdorimin e mjeteve të shumta ajrore dhe detare të komandës operacionale aero-detare të Pratica di Mare dhe të departamentit operacional aero-detar të Palermos, në koordinim me hetuesit e njësisë së policisë ekonomiko-financiare të Palermos.
Në pranga janë vënë dy francezë, një tunis italian dhe një italian. Forcat e policisë zbuluan afrimin e varkës së peshkimit që mbante flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësori) i nisur nga bregdeti Kalabrian.
Gjatë natës është konstatuar se “anija mëmë” ka qenë e stacionuar në kufijtë e ujërave territoriale ku priste anijen e peshkimit, me gjasë për një trasport të paligjshëm. Në orët e para të së mërkurës, në kuvertën e “anijes mamë” u regjistruan operacione anormale, ku hodhën mallin në det dhe pasi u afrua varka e peshkimit, e rimori mallin sërish.
Policia ka bllokuar anijen e peshkimit e cila po kthehej në ujërat territoriale, ku në bord ndodhej e fshehur një dhomë e madhe me drogë.tch



























