Rreth 70% e fermerëve nga qarku i Tiranës kanë aplikuar në Skemën Kombëtare 2020, për të përfituar subvencione në blegtori.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, në total nga qarku i Tiranës kanë aplikuar 350 fermerë, për të përfituar nga masat e mbështetjes 56 milionë lekë.
Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020 adreson mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për 7 masat mbështetëse. Tufa bazë e matrikulluar; Bletaria; Financime për zëvendësim plastmasi termik; Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike; Mbështetje për fermat organike; Certifikimi Global Gap; Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim.
Këtë vit pjesa më e madhe e fondeve nga Skema Kombëtare shkojë për të mbështetur blegtorinë. 70% e subvencionet jepen për tufën bazë, për krerët e lopëve dhe të të imtave të matrikulluara.