Teksa Elbasani bëhet gati të mirëpresë mijëra vizitorë në festën e “Dita e Verës”, Bashkia Elbasan ka intensifikuar punën në çdo cep të qytetit.
Nën kujdesin e Kryetarit Gledian Llatja, ekipet e Shërbimeve Publike janë në terren gjatë gjithë kohës, të angazhuara për ta bërë qytetin më të pastër, më të bukur dhe më estetik në prag të festimeve.
Po punohet për pastrimin dhe larjen e rrugëve, sistemimin e trotuareve, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra si dhe shtimin e elementëve dekorativë pranverorë, në mënyrë që çdo lagje të reflektojë atmosferën festive.
Me angazhim maksimal dhe organizim të plotë, Elbasani po përgatitet të presë festën që e identifikon, duke ofruar një ambient dinjitoz dhe mikpritës për të gjithë ata që do ta përjetojnë Ditën e Verës në qytetin simbol të saj.
Edlira Xherri



























