Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.
“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama.
Top Channel



























