Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, mori pjesë në iftarin e organizuar në Labinot Katund, një mbrëmje e veçantë që mblodhi së bashku besimtarë dhe banorë të zonës në frymën e solidaritetit dhe bashkimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Iftari u kthye në një moment reflektimi dhe besimi, ku të pranishmit ndanë së bashku sofrën dhe vlerat më të bukura të këtij muaji të shenjtë.
Me rastin e Natës së Kadrit, kryebashkiaku Llatja uroi që paqja, mëshira dhe begatia e Zotit të jenë mbi të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre, duke shprehur gjithashtu urimin që agjërimi, lutjet dhe çdo vepër e mirë të pranohen.




























